Ming-Chi Kuo, një nga analistët më të besueshëm të KGI Securities, ka lënë një shënim të ri për investitorët me informacione rreth modelit të ri iPhone që Apple do të prezantojë në 2018-n. Kuo ka pohuar javën e kaluar se Apple do të prezantojë tre modele iPhone këtë vit, dy modele me ekran OLED (5.8″ dhe 6.5″) dhe një me ekran LCD (6.1″).

Modeli OLED 6.5″ do të ketë një bateri në formë L me 3,300/3,400mAh, me Unimicron si furrnizues kryesor të këtyre pjesëve. Ndërsa për modelin OLED 5.8″ flitet për një bateri me 2,700/2,800mAh. Për të bërë një krahasim, ky model mund të ketë një bateri me më shumë kapacitet në krahasim me iPhone X (2,716mAh).


Ndërsa, për sa i përket modelit LCD 6.1″, sipas Kuo, Apple do të përdorë një bateri me formë drejtkëndëshe me 2,850/2,950mAh. Një bateri më të madhe se ajo e iPhone 8 Plus, por që do të ketë të njëjtin dizajn drejkëndësh dhe single-cell.


Por si do të shkojnë shitjet e modeleve të reja? Sipas analistit, modeli LCD 6.1″ do të ketë shumë sukses dhe do të sigurojë 50% të shitjeve të modeleve të reja. Kuo shkruan se shitjet e iPhone X më të ulëta se sa parashikimet vijnë si pasojë e çmimit tepër të lartë, dhe për këtë arsye modeli LCD do të ketë më shumë sukses. Flitet se do të kushtojë 700-800$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment