Jailbreak Electra është më në fund i disponueshëm për të gjithë përdoruesit që kanë një iPhone ose iPad 64 Bit me iOS 11.0 ose 11.1.2. Instalimi bëhet si gjithmonë me anë të Cydia Impactor, megjithatë Electra është një mjet krejtësisht ndryshe nga metodat që kemi përdorur në të kaluarën për të bërë jailbreak.

Cydia Substrate është zëvendësuar nga një version open source që quhet Substitute. Bëhet fjalë për një drejtim të ri të botës së jailbreak dhe jemi shumë kurioz të ndjekim zhvillimet e mëtejshme. Nëse dëshironi të provoni Electra mund ta shkarkoni nga kjo faqe. Ndërsa për të instaluar programin Cydia do të keni nevojë për Cydia Impactor që mund ta shkarkoni nga ky link.

Lidheni iPhone me kompjuterin me anë të kavos Lightning. Hapni programin Cydia Impactor. Bëni një drag and drop të aplikacionit Electra (në formatin .ipa) brenda aplikacionit Impactor. Vendosni adresën tuaj email dhe password të llogarisë Apple ID për të autorizuar instalimin.

Pasi të keni kryer të gjitha hapat duhet të shkoni tek Settings > General > Profile dhe të autorizoni aplikacionin duke klikuar email-in tuaj. Tani mjafton të hapni aplikacionin Electra dhe të shtypni butonin Jailbreak për të patur programin Cydia. Proçesi i Jailbreak do të jetë automatik. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment