Kur të lëshohet iOS 12 në vjeshtë, mund të bëjmë video-telefonata FaceTime duke zëvendësuar fytyrën tonë me një Animoji. Pritet një integrim më i madh me asistentin Siri për kërkimet, opsione të reja për funksionin Do Not Disturb, video-lojëra multiplayer me realitet të zmadhuar dhe shumë risi të tjera.

Animoji është një funksion jo edhe aq i nevojshëm por shumë i dashur për përdoruesit e iPhone X. Falë njohjes së fytyrës nga fotokamerat e sofistikuara frontale të iPhone X, fytyra e përdoruesit, lëvizjet e tij transferohen dhe shfaqen në kohë reale në emoji të animuara.

Sipas Bloomberg, në iOS 12 ky funksion do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe FaceTime, në këtë mënyrë përdoruesit mund të zgjedhin nëse dëshirojnë të bëjnë video-telefonata ose video-chat me fytyrën e tyre ose nëse dëshirojnë ta zëvendësojnë atë me një Animoji, për të cilët pritet të shtohen edhe disa personazhe të reja.

Me iOS 12 do të vijë edhe një integrim më i madh me asistentin vokal Siri për sa i përket kërkimeve në iPhone. Ndërsa për përmirësimet e funksionit Do Not Disturb, përdoruesit do të kenë në dispozicion më shumë opsione për të refuzuar në mënyrë automatike telefonatat, për të ndërprerë njoftimet, etj.

Priten risi edhe për ARKit dhe realitetin e zmadhuar. Zhvilluesit do të kenë mundësinë të krijojnë lojëra në multiplayer me realitet të zmadhuar. Me iOS 12 dhe macOS 12.14 Apple do të sjellë për herë të parë aplikacionet universale: zhvilluesit do të jenë në gjëndje të krijojnë një aplikacion të vetëm në gjëndje të funskionojë në iPhone, iPad dhe Mac. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment