Apple nuk ka njoftuar akoma datat për edicionin 2018 të Worldwide Developers Conference, por sipas disa treguesve thuhet se konferenca mund të nisë më 4 qershor dhe të përfundojë më 8 qershor. WWDC 18 duhet të mbahet edhe këtë vit në McEnery Convention Center në San Jose Kaliforni.

Në regjistrat publik të McEnery Convention Center, zbulohet se struktura është e zënë javën e dytë, të tretë dhe të katërt të muajit qershor. Ndërsa, java e parë, është ende e lirë. Kjo do të thotë se mund të jetë e zën nga konferenca e Apple, dhe nuk është për t'u përjashtuar edhe mundësia që Apple ta ketë prenotuar atë duke kërkuar që të mos publikohet asnjë informacion.

Kështu që me shumë mundësi, WWDC 2018 do të mbahet më 4 qershor. Me atë rast do të prezantohet iOS 12 dhe macOS 10.4. Ditët e tjera do t'i dedikohen zhvilluesve të aplikacioneve. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment