Është folur shumë gjatë këtyre javëve, dhe pas mungesës brenda versionit të parë beta të iOS 11.3, Apple ka shtuar më në fund mundësinë për të monitoruar performancën e baterisë. Apple ka shtuar një seksion interesant brenda menusë së dedikuar baterisë, që do të ofrojë informacione rreth jetëgjatësisë së baterisë.

Mund të keni qasje tek këto informacione nëse shkoni tek aplikacioni Settings > Battery > Battery Health (Beta). Ky funksion është akoma në fazën beta, kështu që rezultatet aktuale mund të mos jenë shumë të sakta, por ka mundësi që Apple të shtojë përmirësime dhe funksione të tjera në versionin iOS 11.3. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment