Në këtë artikull do t'ju sjellim disa foto të publikuara nga portali iFixit, i cili ka zmontuar të gjithë komponentët përbërës të HomePod. Sipas ekspertëve, për ta hapur, ata janë detyruar të përdorin sharrën dhe të thyejnë disa pjesë sepse ishte e vetmja zgjidhje.



Në brëndësi është gjetur një memorie pre 16 Gb të markës Toshiba, një portë diagnostikuese me 14 pin, një matricë me llampa Led që rrezaton dritë kur futet në funksion Siri si dhe shumë komponentë të tjerë.

Përsa i përket audios,  ai përbëhet nga një woofer qëndror me rreze 4-inch, një seri prej shtatë boksesh më të vegjël, një seri prej  6 mikrofonësh të cilët udhëhiqen nga 2 chip-e Synaptics si dhe një mikrofon që punon në frekuenca të ulta dhe luan rolin e kalibruesit të Woofer-it.


Tjetër element i veçantë është dhe mbështjellja anësore. Ajo përbëhet nga një material i cili nuk lejon deportimin e pluhurave drejtë komponentëve. Gjitashtu ky material sillet sikur të ishte i padukshëm nga një valë zanore, dhe kjo falë formës jo rastërsore të hapësirave midis çdo lidhjeje.

Për të komanduar Sirin, kalibrimin e box-eve, komunikimin me përdoruesin si dhe ekzekutimin e file-eve audio në distancë, HomePod integron chip-in A8 të iPhone 6, 1 Gb Ram, chip Wi-Fi dhe Bluetooth. Të gjithë këto komponentë janë të mbyllur në një kuti metalike.



Kavo që i jep energji është e integruar dhe nuk mund të shkëputet nga produkti dhe është ndërtuar me një vjeshje të ndërthurur e cila e mbron nga çdo dëmtim i mundshëm. Në total, ekspertët e iFixit e kanë vlerësuar HomePod si një "tank" të vërtetë dhe i kanë dhënë maksimumin e vështirësisë për tu zmontuar pra 1 në 10 ku vlera 10 do të thotë zmontimin është shumë i thjeshtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment