Në muajin shtator 2017, Apple hodhi në treg së bashku me iPhone X dhe sistemin e fundit iOS të iPhone edhe ARKit, një program me anë të të cilit mund të modifikosh realitetin. E pikërisht duke shfrytëzuar këtë teknologji, programuesi Abhishek Singh ka zgjedhur një skenë të famshme të filmit horror “The Ring” të vitit 2002 për të treguar se çfarë mund të bëhet me ARKit në iPhone.

Në realitetin e modifikuar, Samara, vajza e cila në film është hedhur në një pus, del nga televizori, por me ndryshimin e madh që nuk del vetëm nga televizori i protagonistëve të tjerë të filmit, por edhe nga televizori i programuesit.

E gjithë skena është filmuar nga Abhishek, që e ka postuar më pas në rrjetet sociale. Ai thotë se me këtë do të tregojë se çfarë mund të arrihet me teknologjinë e modifikimit të realitetit. Kjo teknologji, mundëson që asaj çfarë na shohin sytë, t’i shtosh jë realitet virtual. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment