Një nga aspektet që e kanë dalluar gjithmonë rrjetin socia Facebook është butoni "Like", që na ofrojn mundësinë të japim një pëlqim për një postim të caktuar. Gjatë këtyre viteve, shumë persona kanë kërkuar aktivizimin e një butoni "Nuk më pëlqen", por Facebook nuk e ka plotësuar asnjëherë këtë dëshirë. Por me sa duket diçka po ndryshon!

Siç raporton Techcrunch, Facebook ka nisur të testojë butonin Downvote në 2.5% të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara. Facebook saktëson se nuk bëhet fjalë për një buton "përçmues", por thjeshtë sinjalizim për materiale që mund të jenë "ofenduese", "mashtruese" ose "jashtë teme".

Për momentin votat "Downvote" nuk mund të shikohen as nga pesoni që e ka publikuar atë material dhe as nga përdoruesit e tjerë. Gjithashtu, ky buton i ri do të integrohet vetëm në postimet e faqeve, dhe jo tek grupet dhe profilet private. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment