Enlight, një nga aplikacionet më popullore për modifikimin e fotove, mund të shkarkohet falas nga App Store për një periudhë të limituar. Normalisht ky aplikacion kushton 1,99€, kështu që ju këshillojmë të nxitoni dhe ta shkarkoni sa më shpejt pasi nuk e dimë sa do të zgjasi kjo ofertë.

Ka shumë aplikacione për modifikimin e fotove në App Store, por pjesa më e madhe e tyre ofrojnë disa veçori të zakonshme, si ndryshimi i ngjyrave, kontrastit, prerja e fotove etj, por Enlight i ofron të gjitha këto në një aplikacion të vetëm. Enlight për pajisjet iOS është po aq i mirë sa Photoshop në desktop, vetëm se është më i lehtë për t’u përdorur. Ndryshimi kryesor ndërmjet Enlight dhe aplikacioneve të tjera është lehtësia për t’u përdorur.


Nëse keni përdorur ndonjë aplikacion për modifikimin e fotove, atëherë mund të keni njohuri për veçori të tilla si filtrat, prerja dhe efektet speciale. Aplikacioni Enlight ofron veçori shumë më të mira për modifikimin e fotove, si brushat, shkrimi i një teksti, përmirësimi i ndriçimit, kontrastit, temperamentit të ngjyrave etj. Aplikacioni ofron edhe manual përdorimi për ata që nuk dinë të përdorin këtë veçori për modifikimin e fotove. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment