Nga një studim i bërë duke u bazuar tek të dhënat e mbledhura nga 14.000 ora të mençura, është arritur në konkluzionin se Apple Watch dhe pajisje të tjera Android Wear janë në gjëndje të dallojnë shenjat e para të diabetit. Studimi në fjalë është bërë nga Universiteti i San Françiskos dhe nga kompania private Cardiogram.

Ja çfarë ka deklaruar bashkë-themeluesi i Cardiogram-Johnson Hsieh: Zemra lidhet me pankreasin tonë nëpërmjet sistemit nervoz autonom. Kur personi që vesh orën e mençur shfaq shenjat e para të diabetit, rrahjet e zemrës së tij ndryshojnë. Apple Watch arrin të dallojë me një saktisë prej 85% ndryshimet kardiake. 462 pesona nga 14.000 kanë zbuluar se kanë diabet.

Cardiogram do të vazhdojë të analizojë të dhënat e mbledhura për të krijuar një software të posatçëm që njeh automatikish ndryshimet e rrahjeve të zemrës. Në këtë mënyrë do të jetë shumë e thjeshtë të dallojmë diabetin në çdo person. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment