Apple ka publikuar së fundmi tre video guida të reja të dedikuara fotove të shkrepura me iPhone X. Zbuloni si të shkrepni Live Photos dhe selfie me fotokameran frontale të iPhone X. Apple ka lëshuar edhe më parë video të këtij tipi duke u munduar të propozojë video tutorial të thjeshtë dhe praktik për të gjithë.

Mund të gjeni video të ngjashme në kanalin YouTube zyrtar të Apple. Në videot e mëposhtme Apple shpejgon si të përdorni fotokamerën e iPhone X për të bërë foto "portrait". Pasi t'i keni shkrepur ato, në videon e dytë do të zbuloni si të modifikoni ndriçimin e fotografive. Ndërsa në videon e tretë tregohet si bëni Live Photos me funksionin "bouncing". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment