Në kanalin Youtube të Apple është publikuar një video tutorial për të gjithë ju që keni blerë produktin HomePod. Në këtë video shpjegohen të gjitha funksionet që mund të ketë produkti në fjalë, në mënyrë që ju të merrni maksimunim nga ai.

E gjitha zgjat vetëm 3 minuta dhe mund të mësoni se si të aksesoni file-t muzikore, podcast, lajmet si dhe kërkesat personale duke përdorur si kontrollues një iPhone. Më pas tregohet se si mund të përdoret HomePod si një spiker normal, si kontrollues për paisjet HomeKit dhe disa funksione të tjera bazike.

Në video tregohen të gjitha komandat e Siri për të kontrolluar funksionet e produktit, të cilat do ta bëjnë shumë më të lehtë përdorimin dhe mbi të gjitha do të keni një mënyrë inovative për të kontrolluar impiantin muzikor. Pasi të shikoni videon që gjeni më poshtë, mendoni se HomePod është një produkt që ja vlen ta keni në shtëpitë tuaja?



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment