Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dungeon Survivor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dungeon Survivor është një lojë me aventurë në një botë të mbuluar nga errësira. Duhet të mposhtin krijesat e frikshme dhe të mbijtoni sa më shumë të jetë e mundur. Ja vlen ta merrni atë.


- Kalkyl, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Kalkyl është një program i dobishëm dhe një alternativë e mirë e programit Calcultator të iOS. Përveç funksioneve bazë, programi ofron mundësinë të zgjidhni dhe funksione matematikore apo të keni grafikun e tij. Sot mund ta shkarkoni falas!



Studio Music Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player është një program i cili do të sjell në iDevice një program për të dëgjuar muzikë në mënyrë mjaft të thjeshtë por duke i aplikuar pjesëve muzikore efekte të ndryshme audio. Pra ai ju ofron një panel dixhital miksimi. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment