Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Smash The Code, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smash The Code është një tjetër lojë mjaft interesante ku ju duhet ti pëgjigjeni pyetjve të kuicit nëpërmjet numrave. Pra një pyetje ka përgjigje vetëm me numra. Loja mund të luhet edhe online me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.

Giflay, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Giflay është një program mjaft i dobishëm i cili ju jep mundësinë të shikoni në iDevice imazhe të formatit GIF. Kujtojmë që ky format na lejon të kemi imazhe me lëvizje të cilat përsëriten pafundësisht. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


- Dual Calendar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dual Calendar është një program i dobishëm i cili ju ndihmon në punën e përditshme duke ju dhënë mundësinë të përdorni në të njëjtën kohë 2 kalendarë. Ky funksion mund t'ju shërbejë për të parë eventet në 2 muaj të ndryshëm ose për të shënuar 2 evente të reja në muaj të ndryshëm. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment