Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Deflecto, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Deflecto është një lojë ku duhet të shpëtoni qytet  nga rëndia e objekteve qiellore. Duket e thjeshtë por kërkon shumë shkathtësi për të eliminuar çdo objekt që bie. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


- Enlight, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Enlight është një nga programet profesionale për modifikimin e fotove i cili ju ofron funksione që do të ndryshojnë çdo foto në mënyrë tepër serioze. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Universal Search Engine, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Universal Search Engine është një program i cili ju lejon të kërkoni informacione nga disa motorrë kërkimi si Bing, Yahoo apo Google. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment