Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Running Music Trainer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Running Music Trainer është një program i cili përmba një listë me qindra pjesë muzikore të përzgjedhura nga ekspertë, të cilët do ju motivojnë më shumë për të kryer aktiviteti fizike siç mund të jetë vrapimi apo palestra.


Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

- PopArt Camera FX, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PopArt Camera FX është një program i thjeshtë për tu përdorur i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot duke i shtuar të quajtur pikërisht Pop Art. Soto mund ta shkarkoni falas atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment