Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Forest Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Forest Rush është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një eksplorues të mbijetojë në një pyll me plot rreziqe. Duhet të shkoni sa më larg për të mbijetuar dhe kjo gjë nuk do të jetë e lehtë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Studio Music Player Dx, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player Dz është një program profesional për menaxhimin e parametrave të kufjeve që përdorni për të dëgjuar muzikë. Programi ju lejon të modifikoni parametra të cilat vetëm një program audio profesional mund ta bëjë. Sot atë mund ta shkarkoni falas.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment