Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Blur Bokeh, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blur Bokeh sjell në iDevice që nuk kanë teknologjinë Dual Camera si iPhone 7 apo 8, efektin Bokeh i cili mund të aplikohet vetëm me pak hapa tek fotot personale duke i dhënë atyre një prekje me të vërtetë profesionale. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Double Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Double Player është një program inovativ i cili na jep mundësinë të dëgjojmë dy këngë të ndryshme në të njëjtën kohë. Pra në qoftë se jeni  duke dëgjuar muzikë me kufje me mikun apo miken tuaj mund të dëgjoni këngët që preferoni në njërën anë të kufjes. Ja vlen ta keni këtë program.


- iReview, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iReview është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të memorizoni informacione që ju duhen në momente të caktuara. Duke shkruar informacionin që duhet të memorizoni në një fletë të bardhë dhe që bie në sy, automatikisht truri do ta memorizojë dhe në momenti që ju duhet ai do t'ju kujtohet. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment