Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tungoo, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Tungoo është një lojë me temë aventurë ku ju duhet ta ndihmoni atë të gjejë miqtë e tij duke u ngjitur lart në hapësirë. Për të bërë këtë gjë duhet të mblidhni të gjitha sferat që ju sigurojnë energjinë e duhur për të fluturuar sa më lart.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Studio Music Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player është një program i cili do të sjell në iDevice një program për të dëgjuar muzikë në mënyrë mjaft të thjeshtë por duke i aplikuar pjesëve muzikore efekte të ndryshme audio. Pra ai ju ofron një panel dixhital miksimi. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment