Ka zbarkuar në App Store Alto’s Odyssey, vazhdimi i lojës së suksesshme Alto’s Adventure. Shumë e ngjashme me versionin e mëparshëm, por kësa rradhe nuk do të kemi më dëborë pasi kapitulli i ri ambientohet në shkretëtirë. Bashkë me Alton dhe miqtë e tij do të udhëtojmë duke bërë sandboarding dhe duke zbuluar sekrete të ndryshme.

Duhet të udhëtojmë nëpër duna dhe kanione emocionuese dhe të ekplorojmë tempuj të fshehur prej kohësh. Alto’s Odyssey është vazhdimi i lojës Altos Adventure, por nuk është e nevojshme që të keni luajtur kapitullin e parë për t'u argëtuar siç duhet. Dinamikat e lojë janë të thjeshta, por gjatë aventurës gjërat do të vështirësohen.

Gjatë lojës do të zhbllokohen gjashtë personazhe të veçanta, seicili me karakteristikat dhe aftësitë e tij. Loja është e disponueshme në App Store me çmimin 5,49€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment