Siç ka konfirmuar Tim Cook gjatë një interviste për ABC News, iOS do të ofrojë mundësinë për të ç'aktivizuar funksionin që redukton performacat e iPhone për të evituar rrezikun e një fikje të papritur të pajisjes për shkak të një baterie të vjetër të konsumuar.
Brenda muajit mars, do të lëshohet një version i ri iOS që do të sjellë dy funksione të lidhura me çështjen e baterisë: e para do të ofrojë më shumë informacione për përdoruesit rreth gjëndjes së baterisë dhe impaktit që mund të ketë tek performanca e iPhone; e dyta do të ofrojë mundësinë për të ç'aktivizuar funksionin që redukton performancat e iPhone.
Të dyja këto funksione do të integrohen brenda menusë Settings të iOS në seksionin e Baterisë. Ky lajm do të gëzojë të gjithë ato përdorues që kërkojnë më shumë kontroll tek pajisja e tyre. Tim Cook thekson se Apple do të këshillojë përdoruesit të mos e ç'aktivizojë këtë funksion. Po ju, çfarë do bëni? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment