Përpara imazhit të një libri shkollor, ose në mes të një galerie arti, momenti "le të shohim cilës pikturë i ngjaj" është i paevitueshëm. Tek ky kuriozitet mbështetet edhe funksioni i ri i aplikacionit Google Art & Culture që na ofron mundësinë të ngarkojmë një selfie për të zbuluar se me cilën pikturë të famshme ngjajmë.

Fotoja duhet të shkrepet në moment, nuk mund të ngarkohet nga libraria, por asgjë nuk ju ndalon që të ktheni fotokamerën dhe të fotografoni një foto tuajën të vjetër. Ky funksion ka bërë që një aplikacion që ekziston që në vitin 2016, të rënditet në vendin e parë në App Store në shumë vende të botës dhe në veçanti në Amerikë ku ka patur një sukses të jashtëzakonshëm. /iPhoneAlbania

Google Art & Culture | iOS 10 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment