Apple ka njoftuar se cilat do të jenë risitë e iOS 11.3, versionit të shumëpritur që integron funksione të reja të dedikuara baterisë, ARKit, Animoji, etj. Versioni i parë beta është i disponueshëm për shkarkim për zhvilluesit. iOS 11.3 do të lëshohet zyrtarisht në pranverë dhe do të sjellë disa funksione të reja për përdoruesit.

Realiteti i zmadhuar


Me ardhjen e ARKit në iOS 11, miliona zhvillues kanë integruar funksione të realitetit të zmadhuar në aplikacionet e tyre për iPhone dhe iPad, duke e bërë iOS platformën më të madhe AR në botë. Apple do ta përmirësojë akoma më shumë këtë teknologji me ARKit 1.5. Përveç sipërfaqeve horizontale si tavolina dhe karrige, ARKit është tani në gjëndje të njohë dhe pozicionojë oblekte virtuale edhe në sipërfaqe vertikale si mure apo dyer.

Animoji


Me iOS 11.3 do të vijnë edhe disa Animoji të reja: një dragua, një ari, një kafkë dhe një luan. Do të jenë gjithsej 16 personazhe të ndryshëm. Apple konfirmon se Animoji kanë qenë një sukses për përdoruesit e iPhone X, falë mundësisë për të përdorur zërin tuaj dhe mimikën e fytyrës për të regjistruar dhe dërguar mesazhe ose video.

Business Chat


Business Chat i ofron mundësinë përdoruesve që të komunikojnë direkt me kompani si Discover, Hilton, Lowe’s e Wells Fargo me mesazhe direkte. Me Business Chat mund të chat-oni me një përfaqësues të shërbimit ndaj klientit, të fiksoni një takim ose të bleni me anë të Apple Pay.

Bateria

Pas kritikave të shumta ndaj Apple për çështjen e baterisë dhe ngadalësimin e iPhone, iOS 11.3 do të sjellë një funksion të ri për të treguar statusin e baterisë duke sugjeruar nëse kemi apo jo nevojë për asistencë. Këto funksione do të jenë prezent në menunë Settings dhe do të mund të aktivizohen në iPhone 6 dhe modelet pasardhës.

Gjithashtu, tani përdoruesit mund të shikojnë nëse është aktiv funksioni për menaxhimin e energjisë, që redukton performancën e disa pajisjeve që kanë probleme me baterinë, për të evituar që telefoni të fiket papritmas. Me këtë opsion çdo përdorues mund të vendosë ta ç'aktivizojë atë.

iOS 11.3 integron edhe disa risi të tjera:

  • Health Records do të jetë funksioni i ri që do të mbledhë spitale dhe klinika brenda aplikacionit Health.
  • Apple Music do të ofrojë edhe video muzikore pa ndërprerje publicitare. 
  • Apple News do ta bëjë më të thjeshtë informacionin me anë të videove. 

Versioni zyrtar i iOS 11.3 do të jetë i disponueshëm këtë pranverë si përditësim software falas për iPhone 5s dhe modelet më të reja, të gjithë modelet iPad Air dhe iPad Pro, iPad 5, iPad 2 dhe modelet më të reja dhe iPod Touch i gjeneratës së gjashtë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment