E çuditshme por e vërtetë: suksesi që kanë patur modelet e reja iPhone (X/8/8+), të prezantuar në Shtator 2017, nuk ka mjaftuar për të zbritur nga froni iPhone 6/6+! Një kompani kërkimi ka ekzaminuar një kampion blerësish, nga lançimi i iPhone më 17 shtator e deri më 3 dhjetor duke zbuluar se iPhone X, 8 dhe 8 Plus përbëjnë 69% të shitjeve Apple në SHBA, që qëndron mjaft larg 91% të famshëm të arritur nga versionet 6 dhe 6 Plus.

Në fakt, kalimi nga modelet më të vjetra në ato më të reja, ka qenë më e ulëta e viteve të fundit për Apple, siç mund ta shikoni edhe në grafikun e mëposhtëm. Një nga arsyet e këtij rezultati mund të jetë edhe çmimi tepër i lartë dhe disponueshmëria e limituar e iPhone X.


Disa kërkime të tjera kanë parashikuar se Apple, për herë të parë, mund të zbresë çmimin mesatar të iPhone që është përafërsisht 700$. Nga ana tjetër, modelet e reja në Kinë kanë patur sukses. Një kërkim i RBC Capital Markets tregon se si interesi i përdoruesve për të patur një iPhone X është dyfishuar, në krahasim me Shtetet e Bashkuara. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment