Facebook do të godasë të gjithë ato përdorues që publikojnë postime duke kërkuar një "pëlqim" një "reagim" ose që na kërkojmë të bëjmë "share". Nëse përdorni rrjetin social Facebook, me shumë mundësi keni parë postime të këtij lloji që ju ftojnë të votoni një foto me një reagim të caktuar apo ta pëlqeni atë.

Këto lloj postimesh konsiderohen si “engagement baiting” dhe shfrytëzohen nga disa faqe për të përdorur algoritmin e Facebook. Ky algoritëm shpërblen postimet që tërheqin më shumë përdorues, duke u bazuar pikërisht tek pëlqimet, reagimet dhe share. Këto lloj postimesh duket se nuk i pëlqejnë pjesës më të madhe të përdoruesve. Për këtë arsye Facebook do të penalizojë këto faqe. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment