Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- WorkBreaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
WorkBreaker është një program i dobishëm i cili do të rrisë produktivitetin tuaj në punë duke ju këshilluar të bëni pushime të shkurtra gjatë punës. Në këtë mënyrë mëndia do të jetë më e relaksuar e cila do të kthehet në një potencial të vërtetë gjatë aktiviteteve ditore.


- GoodCounter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GoodCounter është një program i cili sjell një mënyrë ndryshe për funskionin e numratorit të iOS. Gjithashtu ai ju jep mundësinë të shtoni dhe një widget në seksionin e tyre si dhe disa funksione të tjera të dobishme.


- Pixagram, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixagram është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni foto duke i aplikuar atyre efekte profesionale dhe në kohë reale, vetëm me pak hapa. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë mund ta shkarkoni falas atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment