Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

iOrnament, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iOrnament është një program mjaft interesant i cili do t'ju lejojë të krijoni fotografi abstrakte duke shfrytëzuar konceptin e simetrisë së objekteve. Pra është një program ku mund të krijoni atë çfarë imagjinoni në qoftë se jeni të apasionuar me fotografinë.


- Harmony 3, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Harmony 3 është një lojë me temë kuic në të cilin duhet të zbuloni pjesët muzikore në bazë të melodisë që dëgjoni në sfond. Ai është ndërtuar mbi ambjent grafik mjaft të bukur i cili do t'ju ofrojë momente argëtimi.

Document Manager + Video Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Document Manager është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni documentat dhe fileet e ndryshme që keni në iDevice. Gjithashtu programi mund të ekzekutojë dhe file-t video. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment