Në versionin e fundit beta të WhatsApp ka disa referime për një version tablet iOS, një shenjë që do të thotë se së shpejti ky aplikacion mund të vijë edhe në iPad. Imazhi është publikuar nga WABetaInfo dhe i referohet versionit 0.2.6968 të WhatsApp Desktop.

Në këtë version gjindet një dosje e emëruar "Tablet-iOS", brenda së cilës ndodhen dy file PNG (152×152 e 167×167) që i referohen ikonës së aplikacionit për iPad. Kjo do të thotë se WhatsApp po punon për një version iPad të aplikacionit, ndoshta të ngjashëm me atë Desktop. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment