Në një test të bërë për fotokamerën e iPhone X, duke e krahasuar atë me atë të iPhone 7 Plus,
ekspertët kanë zbuluar se teleobjektivi i tij ka neovjë për 4 herë më pak fluks drite. Kjo do të thotë se me iPhone X mund të bëni foto me kualitet të lartë edhe nëse ambjenti ku jeni kam shumë pak dritë, dhe nëse në të njëjtin ambjent bëni foto me iPhone 7 Plus, me siguri kualiteti i tyre do të jetë më i ulët.

Testet e bëra nga Dan Provost, kanë treguar se kur përdorim zoom-in optik 2X, fotokamera e iPhone X kërkon të paktën 16 lux (njësia matëse e intensitetit të dritës) për të fokusuar objektivin duke shfrytëzuar zoom-in optik, ndërsa iPhone 7 Plus do ti duhen 88 lux. Pra diferenca është të paktën 4 herë më pak për versionin e fundit të iPhone. Ky test vërteton edhe pretendimet e Apple, të cilat cilësojnë fotokamerën e iPhone X, si më të mirën që gjëndet në treg.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment