Një nga vendimet më të rëndësishme që duhet të merrni nëse keni vendosur të blini një iPhone X, është garancia. Apple ka përditësuar në faqen e tij zyrëtare çmimet e riparimit të iPhone X dhe iPhone 8 dhe shifrat zyrëtare të riparimit të iPhone X arrijnë deri në 50% të vlerës totale të produktit ku e njëjta gjë vlen edhe për iPhone 8, nëse garancia Apple përfundon ose dëmtimi i tij nuk mbulohet nga garancia aktuale.

Nëse ekrani i iPhone X prishet dhe duhet ta ndërroni atë, Apple do t'ju bëjë të paguani rreth 280$ dhe 549$ për çdo difekt tjetër. Ndërsa për sa i përket iPhone 8, Apple do t'ju marrë 349$ për ta riparuar. Sipas ekspertëve zgjidhja më e mirë për të siguruar produktin është të blini garanci ekstra, e cila është AppleCare+. Nëpërmjet këtij programi, i cili kushton 99$,  ju mund të siguroni produktin tuaj edhe për 2 vite të tjera pasi garancia fillestare mbaron.

Në rast se blini paketën Apple Care+  dhe iPhone dëmtohet për fajin tuaj, do të paguani rreth 29$ për të ndërruar ekranin dhe 99$ për çdo riparim tjetër, ndërsa në rast se dëmtimi i produktin nuk vjen për fajin tuaj, riparimi është falas. Pra, nëse po mendoni të blini një iPhone të ri, ne ju këshillojmë të blini edhe paketën AppleCare+. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment