PES 2018 është i disponueshëm në App Store dhe konsiderohet si loja më e mirë futboll për iPhone. Risia kryesore e versionit të ri janë ndeshjet në lokal, me mundësinë për të krijuar kompeticione në lokal dhe të sfidoni miqtë tuaj që ndodhen afër. Ndeshjet janë përmirësuar duke shtuar funksione të reja.
Gameplay është përmirësuar shumë dhe animacionet janë studiuar në çdo detaj. Edhe taktikat luajnë një rol të rëndësishëm dhe mund të modifikohen në çdo moment. Pasi të bëni pak praktikë me ndeshjet e para, mund të aktivizoni edhe kontrollet "Advanced" për pasime më të sakta dhe gjuajtje të kontrolluara. /iPhoneAlbania
PES 2018 | iOS 9.0 | App Store - Falas
0 komente:
Post a Comment