Është realizuar një test që krahason baterinë e iPhone X, iPhone 8 Plus, OnePlus 5 dhe Galaxy Note 8. Ky test është bërë duke ç'akticizuar funksionin TrueTone në iPhone X dhe iPhone 8 Plus, për të mos patur një disavantazh të këtyre pajisjeve në krahasim me ato Android.

Prova përfshin test në benchmark, lojëra, përdorimin e Instagram dhe aplikacioneve të tjera që kërkojnë shumë të dhëna. Si përfundim këto janë rezultatet:

  • OnePlus 5: 5 orë e 15 minuta
  • iPhone X: 5 orë e 2 minuta
  • Note 8: 4 orë e 35 minuta
  • iPhone 8 Plus: 4 orë e 26 minuta

Surprizon rezultati i iPhone X, që jo vetëm tejkalon iPhone 8 Plus, por rënditet në vendin e dytë me një rezultat më të mirë se Note 8. Midis së gjithash, iPhone X ka edhe një bateri më të vogël dhe një ekran më të madh në krahasim me OnePlus 5. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment