Me iPhone X ka nisur epoka e njohjes së fytyrës, një karakteristikë që do të përdoret në telefonat e së ardhmes. Por cila është shpejtësia e njohjes me anë të Face ID në krahasim me Touch ID? Në testin e bërë nga Tom's Guide do të gjeni përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe të kuptoni se cili nga këto sisteme, Face ID apo Touch ID, është më i shpejtë.

Me Face ID në iPhone X duhen 1,2 sekonda pasi të prekim butonin anësor për aktivizimin e ekranit, duke bërë zhbllokimin e pajisjes me anë të Face ID. Dhe janë dashur 0,4 sekonda për të bërë një swipe up dhe për të arritur në lockscreen. Koha totale: 1,8 sekonda.

Ndërsa në iPhone 7 Plus mund të arrijmë në homescreen duke mbajtur gishtin sipër Touch ID për 0,91 sekonda. Tom's Guide ju këshillon të bëni atë që bëri Craig Federighi gjatë prezantimit të iPhone X, swipe në drejtim sipër përpara se Face ID të konfirmojë zhbllokimin. Në këtë mënyrë do të arrini në Home në 1,5 sekonda.


Për sa i përket touchscreen, iPhone X përgjigjet me 120hz, ndërsa modelet e tjera me 60hz. Kjo do të thotë se iPhone X mledh informacione dy herë më shpejt se çdo iPhone tjetër. Kështu që iPhone X duhet të përgjigjet më shpejt për çdo veprim që kryeni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment