Siç u njoftua disa muaj më parë nga njëra prej figurave më të rëndësishme, Jay Freeman, kohët e bukura të Jailbreak kanë mbaruar. Kjo është konfirmuar edhe sot me dy nga repon më të rëndësishme të panoramës Cydia të cilat nuk janë më të disponueshme. ModMy e ZodTTD, janë ç'aktivizuar duke lënë vetëm BigBoss si burim kryesor për ato që dëshirojnë të instalojnë app dhe tweak.

Një herë e një kohë Jailbreak ishte diçka e domosdoshme për miliona përdorues iPhone, për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e pajisjes duke instaluar tweak që nuk ishin të pranishëm në App Store. Shumë nga tweak ndër vite janë integruar brenda iOS duke zbehur interesin për Jailbreak vit pas viti.

Cydia ka qenë për një kohë të gjatë antagonisti i App Store, falë punës së madhe të komunitetit të Jailbreak. Sot dy repo të rëndësishme si ModMy dhe ZodTTD kanë mbyllur përfundimisht dyert duke eliminuar nga Cydia shumë materiale. Ky është fundi i një epoke! 😪 /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment