Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Atlantean, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Atlantean është një lojë me aventurë ku duhet të drejtoni një rrobot të sofistikuar në thellësi të oqeanit për zbuluar sekretet e fshehura. Gjatë lojë mund të përditësoni aftësitë e tij për të mposhtur pengesat që do të gjeni gjatë udhëtimit i cili ndahet në 50 nivele të ndryshme. Ja vlen ta provoni!


- Finger's Soccer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Finger's Soccer është një lojë e thjeshtë por që ofron argëtim maksimal. Do të luani duke shënuar gola në portën e kundërshtarit duke e lëvizur topin me gisht ashtu siç mund të keni bërë shpesh herë me një top letre mbi tavolinë apo bankë shkolle. Sot mund ta shkarkoni falas.


Acquamarine HD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Acquamarine është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni një vajzë të vogël të eksplorojë botën nën ujore me qëllim që të shpëtojë miqtë e saj të humbur aty. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment