Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Beep Me, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Beep Me është një program i cili ju lejon të krijoni evente vetëm me një klikim. Nëse keni një faturë për të paguar apo takim, ky është programi i duhur për ti shënuar dhe njoftuar në kohën e duhur. Sot mund ta shkarkoni falas.


3D Car Builder, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
3D Car Builder është një lojë ku ju mund të shprehni fantazinë tuaj përsa i përket makinave, duke ndërtuar model të cilat mund ti testoni në gara të ndryshme që loja ofron. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Dinosaur Assassin Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Dinosaur Assassin është një lojë ku ju duhet të luani në rolin e një eksploratori i cili është dërguar në polin e veriut për të eksploruar epokën e dinosaurve por do të gjëndet duke shpërtuar veten e tij nga sulmi i tyre. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment