Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

The Descent, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Descent është një lojë majft e bukur me aventurë edhe intriga ku detyra juaj është të gjeni mënyrat e duhura për tu përballur me forcat që ju kanë rrëmbyer vajzën. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë sa mund të mendoni.


Tadaa SLR, nga 2.69€, falas. /iPhone
Tadaa është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas fotografisë. Programi pasi instalohet do të na japë mundësinë të fokusojmë objektivin që duam të fotografojmë në mënyrë mjaft profesionale. Ja vlen ta keni këtë program.


Easy Spending, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Easy Spending është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani çdo shpenzin që bëni dhe të keni statistika në intervale kohore të dëshiruara.  Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment