Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ball Resurection, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ball Resurection është një lojë në të cilën duhet të kontrolloni sferën duke e drejtuar atë në destinacion. Duket e thjeshtë por duhet të përqëndroheni për të arritur objektivi. Gjithashtu loja bëhet më e bukur edhe nga ambjenti grafik mbi të cilin është ndërtuar.


- Plugs of the World, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Plugs of the World është një program i cili ju jep mundësinë të keni në iOS një mënyrë e cila do t'ju tregojë  modelet e prizave të rrymës, në të gjitha vëndet e botës. Nevoja më e madhe për këtë program lind kur udhëtoni dhe nuk dini se cilin sistem furnizimi me energji përdoret në çdo vënd. Sot mund ta shkarkoni falas.


- Evermusic Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Evermusic Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të lidheni në të njëjtë kohë me shërbime Cloud si Google Drive apo Dropbox, dhe të dëgjoni muzikën e preferuar të cilën e keni ruajtur më parë aty. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment