Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Backgammon Premium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon Premium sjell në iOS lojën e famshme tavëll në të cilën mund të sfidoni të gjithë miqtë tuaj online. Gjitashtu mund të luani edhe në versionin e karrierës ku duhet të mundni më të mirët për të qënë i pari. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Go Keyboard Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Go Keyboard Pro është një program i cili ju jep mundësinë të transformoni tastierën e iOS, nga ana e dizajnit, ikonat që shprehin emocione si dhe shumë funksione të tjera. Ky program mund të shkarkohet falas për një periudhë kohe të limitura.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment