Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gradle of Egypt: Premium, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Gradle of Egypt është një lojë me temë kuic ku duhet të zgjidhni enigmat duke bashkuar në të njëjtin rresht figura të njëjta. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


- Doug Dug, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Doug Dug është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni personazhin e lojë të zbulojë thesaret e fshehur nën toke. Por kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë ti gjeni ato dhe të shmangni rreziqet. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Convertible: Ultimate Unit Converter, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Covertible është një program i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një konvertitor njësishë matëse të kompletuar. Programi në fjalë është mjaft i dobishëm dhe ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment