Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Car Club: Tuning Storm, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad 
Car Club: Tuning Storm është një lojë mjaft interesante ku do të keni mundësinë të garoni me disa makina mjaft të veçanta, mund të të përdorni makina të formula 1, makinat e policisë, por mbi të gjitha disa automjete që nuk i keni parë ndonjëherë. Loja mund të krahasohet me “Need for Speed” dhe “Gran Turismo” për mundësitë e personalizimit të automjeteve.


Toca Doctor, nga 2.49€, falas. /iPhone
Toca Doctor është një lojë në të cilën ju duhet të eksploroni trupin e njeriut duke luajtur rolin e një doktorri. Kjo lojë i dedikohet të gjithë fëmijëve nëpërmjet të cilës, në mënyrë interaktive do të mësojmë më shumë për trupin e njeriut.


Toca Hair Salon, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë shumë simpatike mund të punoni në parukerinë tuaj, ku mund të zgjidhni midis katër personazheve. Prerje flokësh, lyerje dhe piastrim sipas dëshirës, duke përdorur disa mjete: nga krëhëri i thjeshtë me gërshërët profesionale e deri tek piastrat për të drejtuar ose për t'i bërë flokët kaçurrela. Një lojë mjaft argëtuese për më të vegjlit.


Simpler Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Simpler Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni listën e kontakteve. Ju mund ti ruani ato në file ose ti dërgoni në iCloud në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni atë.


Afterlight, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Afterlight është një program i cili na jep mundësinë të modifikojmë foto në mënyrë profesionale duke i aplikuar efekte grafike sipas fantazisë. Ky program është nga më të shkarkuarit në App Store, përsa i përket kategorisë në të cilën bën pjesë, dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment