Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm që lidhet me Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, i cili ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku pa dashje janë zbuluar 2 detaje nga puna e përditshme e tij. Në fotot e mëposhtëme do të vini re se laptop-i i tij, i cili është Macbook, e ka fotokamerën dhe mikrofonin të mbuluar me ngjitëse. Ky fakt i cili është vënë re nga fansat e tij, ka bërë të lind një debat i ashpër përsa i përket sigurisë së rrjetit.


Fakti që Zuckerberg ka mbuluar mikrofonin dhe fotokamerën do të thotë se ai ka frikë nga rrjedhja e informacionit personal, ose siç mendojnë ekspertët, ai është thjeshtë paranojak. Ky gjest i tij duket gjithashtu pak ironik sepse kompania e tij është vazhdimisht qëndër debati për temën e spiunimit të përdoruesve. Ju si mendoni, mbulimi i fotokamerës dhe mikrofonit ka një shkak llogjik apo është thjeshtë një paranojë e Zuckerberg?
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment