Apple ka publikuar një dokument të ri ku sjell një listë me të gjitha automjetet që do të ofrojnë rikarikim wireless me çeritifikatat Qi që dmth do të mbështesin edhe iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Për shkak të përmasave më të mëdha, Apple specifikon se këto automjetet ofrojnë rikarikim wireless për iPhone 8, por jo gjithmonë për iPhone 8 Plus.

Këshillohet që çdo përdorues të kontaktojë kompaninë që prodhon automjetin për të patur më shumë informacion rreth iPhone 8 Plus. Megjithëse nuk është cituar në dokumentin e Apple, iPhone X nuk do të ketë probleme pasi përmasat e tij janë mjaft të ngjashme me ato të iPhone 8.

Lista e markave që ofrojnë rikarikim wireless në automjetet e tyre:

  • Audi
  • BMW
  • Chrysler
  • Ford
  • Honda
  • Mercedes-Benz
  • PSA
  • Toyota
  • Volkswagen
  • Volvo

Për sa i përket Buick, Cadillac, Chevrolet dhe GMC, automjetet që mbështesin janë:

  • 2018 GMC Terrain
  • 2018 GMC Yukon
  • 2018 GMC Sierra
  • 2018 Chevrolet Bolt
  • 2018 Chevrolet Tahoe
  • 2018 Chevrolet Silverado
  • 2018 Chevrolet Suburban
  • 2018 Cadillac Escalade
  • 2018 Buick Enclave

Dokumenti origjinal është i disponueshëm këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment