Një nga risitë e aplikacionit Notes në iOS 11 është edhe mundësia për të skanerizuar dokumentat direkt nga ky aplikacion. Ky funksion funksionon shumë mirë dhe është shumë i thjeshtë për t'u përdorur. Ka edhe një avantazh, mund t'i mund t'i sinkronizoni ato në të gjitha pajisjet Apple.

Por si duhet të veproni?

  • Hapni aplikacionin Notes
  • Shtypni butonin + dhe më pas Scan Documents
  • Vendosni dokumentin tuaj poshtë telekameras
  • Shtypni butonin e volumit për të skanerizuar dokumentin
  • Nëse dëshironi, mund të rregulloni këndet e dokumentit
  • Shtypni butonin Save për të shpëtuar dokumentin ose vazhdoni të skanerizoni të tjerë

Ju do të keni mundësi të modifikoni një dokument edhe pasi ta keni skanerizuar atë. Mund të vendosni ta prisni, ta rrotulloni, të ndyshoni filtrat, të shtoni një faqe tjetër dhe shumë gjëra të tjera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment