Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 11.1 për iPhone dhe iPad. iOS 11.1 sjell disa risi, por pjesa më interesante janë emojit: Apple. Disa emoji janë thjeshtë ridizenjuar por shumë të tjera vijnë si një ekskluzivë e iOS 11.1. iOS 11.1 korrigjon edhe një bug të Reachability dhe sjell gjestet për aktivizimin e Multitasking nëpërmjet 3D Touch.

Tani tastiera e iOS ofron deri në tre emoji midis sugjerimeve kur ne shkruajmë diçka. Janë modifikuar edhe disa enimacione dhe është përmirësuar qëndrueshëria e sistemit dhe do të ketë një sistem zhbllokimi më të shpejtë se më parë. Ka edhe përmirësime me sigurinë duke korrigjuar problemet me WiFi dhe rrjetin WPA2.

iOS 11.1 është një version që ju këshillojmë ta instaloni, jo vetëm për përmirësimet që përmendëm më lart por edhe për kohëzgjatjen e baterisë. Për ta instaluar këtë version mjafton të shkoni tek aplikacioni Settings > General > Update Software dhe ta shkarkoni atë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment