Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gunslugs, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gunslugs është një lojë me aksion dhe aventurë ku ju duhet të luftoni kundra armikut i cili vjen nga të gjitha anët. Gjatë rrugës mund të përmirësoni armët dhe ti shkaktoni më shumë dëme. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë.


- Zombie Benjamins, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zombie Benjamins është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një piloti të avinovë lufatarakë të cilët duhet të luftojnë kundra pushtimit të botës nga njerëzit gjysëm të vdekur. Detyra juaj është të shaktërroni fabrikat nga ku këto krijesa lindin.


Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment