Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bluff 21: Traditional Mexican Dice Game, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bluff 21 është një lojë ku ju dënoheni nëse kapeni duke gënjuer numrat që shfaqen në zarat e fatit. Kjo është një lojë e cila mund të luhet midis 2 personave dhe vjen nga një lojë e lashtë meksikane. Ja vlen ta provoni atë!


- Guest List Organizer Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Guest List Organizer Pro është një program profesional për menaxhimin e takimeve. Ndryshe nga çdo program tjetër që kryen të njëjtin funksion ai do t'ju lejojë të krijoni edhe raporte në formatin pdf. Ja vlen ta shkarkoni!


Ask Mathstudio,  nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ask MathStudio është një program edukativ i cili ju jep përgjigje pyetjeve më klasike të matematikës. Ai ju ofron një listë me pyetje që ju bëni më shpesh në lidhje me përllogaritje matematikore dhe për ju do të jetë mjaft e lehtë ti gjeni ato. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment