Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- IQ Test Pro Edition, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test Pro është një program i cili do të testojë inteligjencën mendore nëpërmjet 2 testeve dhe në fund do t'ju njoftojë për pikët e arritura. Nëse jeni kurioz për të testuar aftësinë e inteligjencës atëherë ja vlen ta shkarkoni këtë program.


Levitagram, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Levitagram është një program për përpunimin e imazheve nëpërmjet të cilit ju mund të modifikoni fotot tuaja në mënyrë të tillë që objektet të duken sikur fluturojnë. Ja vlen ta merrni atë nëse jeni të apasionuar pas fotografisë.


Tadaa SLR, nga 2.69€, falas. /iPhone
Tadaa është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas fotografisë. Programi pasi instalohet do të na japë mundësinë të fokusojmë objektivin që duam të fotografojmë në mënyrë mjaft profesionale. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment