Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Neo Monsters, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Neo Monsters është një lojë me strategji ku duhet të krijoni luftëtarët tuaj të cilët do të ndeshen me krijesat të cilat duan të pushtojnë vëndin. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën e lirë.


- Colorburn, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Colorburn është një program profesional i cili ju jep mundësinë të aplikoni filtra tek fotot që keni në iDevice. Vetëm me pak hapa mund të krijoni foto me të vërtetë fantastike të cilat më pas mund ti publikoni në rrjetet sociale.


- Night Photo and Video Shoot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Night Photo është një program i cili ju lejon të bëni video dhe foto edhe në errësirë, por duke ruajtur një kualitet mjaft të lartë të imazhit të marrë nga fotokamera. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment