Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Pool Break 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pool Break është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luani bilardo në disa stile të ndryshme  dhe të sfidoni kundershtarë mjaft profesionistë. Përveç kësaj loja ka një grafikë në 3D dhe mjaft të bukur. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- i2Reader, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
i2Reader  është një program profesional i cili ju sjell në iOS një mënyrë komplet ndryshe nga iBooks, për të lexuar libra në formatin dixhital. Nëse lexoni shpesh libra, atëherë ja vlen ta merrni këtë program i cili mund të shkarkohet falas vetëm për një periudhë të limituar.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment